Telegrafi

Gjykata e Strasburgut penalizon Shqipërinë për pronat

Gjykata vendosi që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 1.9 milionë euro brenda tre muajve pjesëtarëve të familjes Vrioni për pronën e marrë për ambasadën italiane në Tiranë, pronë që nuk i është kompensuar familjes.

Gjykata dha vendimet e saj për tri çështje që lidhen me Shqipërinë. Vendimi i parë është i çështjes "Vrioni e të tjerëve kundër Shqipërisë" dhe Shqipëria duhet t’i paguajë 1.9 milionë euro familjes Vrioni, vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen "Gjyli kundër Shqipërisë", për të cilën u vendosi që qeveria shqiptare të paguajë 7200 euro për dëmin pasuror të shkaktuar dhe çështja "Mishgjoni kundër Shqipërisë" ku ish-gjyqtares duhet t’i paguhet dëmshpërblimi prej 3000 eurosh. /Telegrafi/