Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg ka vendosur në të mirë të Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij, Emel Ramkovska, të cilët u ankuan për kriteret e përcaktimit të paraburgimit dhe për kohëzgjatjen e paraburgimit në lëndën “Rrjeta e merimangës”.
Sipas avokatit të tyre, Filip Medarski, gjykata vërtetoi shkelje të Nenit 9, paragrafi 3 nga Konventa për të drejtat e njeriut. Kjo do të thotë se gjykatësit e Maqedonisë nuk i kanë marrë parasysh kriteret objektive gjatë përcaktimit të paraburgimit, por kanë vendosur pa dhënë argumente konkrete për tre pikat: rrezik nga ikja, përsëritje të veprës dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.
Gjykata e Strasburgut vendosi që shteti tu paguaj nga 780 euro, Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij Emel-it.
Ramkovskët ishin mbajtur një vit e dy muaj në paraburgim. Gjykata e refuzoi ankesën për Nenin 6, për gjykim të ndershëm.
Në procesin gjyqësor “Rrjeta e merimangës” 23 persona u akuzuan për evazion tatimor, larje parashë dhe bashkëpunim kriminal, që të gjithë menaxhues dhe themelues firmash. Ramkovski u dënua me 13 vite burg./Telegrafi/