Gjykata e Selanikut do të vendosë pas një jave nëse do të pranohet kërkesa e Maqedonisë për ekstradim të dy të kërkuarve, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë pjesë e lëndëve të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati mbrojtës tha se veprat për të cilat akuzohen dy shtetasit e Maqedonisë janë në kundërshtim me shumë ligje në Greqi dhe Maqedoni, prandaj duhet që të mos pranohet kërkesa për ekstradim.
Vendimin gjykata do ta merr pas dëgjimit të bashkëshortes së Grujoskit e cila është propozuar si dëshmitare nga pala mbrojtëse.
Nga ana tjetër, dy të kërkuarit do të dalin në gjyq sërish për fasifikim pasaporte. Përveç kësaj, Grujoski dhe Boshkovski kanë kërkuar edhe azil në Greqi, me arsyertimin se nuk ndjehen të sigurtë në Maqedoni dhe se ndiqen për shkaqe politike./Telegrafi/