Telegrafi

Gjykata e Selanikut duhet të vendosë për ekstradimin e Grujoskit dhe Boshkovskit

Në Gjykatën e Selanikut do të mbahet seanca e radhës ku pritet të vendoset për kërkesën e organeve shtetërore maqedonase për ekstradimin e ish-shefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, që të dy të akuzuar nga PSP-ja në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarve. Që të dy janë në paraburgim në Selanik dhe gjykohen për pasaporta të falsifikuara me të cilat u kapën më 18 tetor në aeroportin e Selanikut, kur tentuan që të ikin për në Budapest./Telegrafi/