Telegrafi

Gjykata e refuzoi kërkesën e PSP për suspendim të “Alfave” dhe “Tortura”

Gjykatësi e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe nuk u ka caktuar masa të kujdesit komandantit të njësitit policor „Alfa“, Ivica Antevski – Pukit, dhe pesë kolegëve të tij të dyshuar në rastin “Tortura“, njoftojnë nga Gjykata penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatës i duheshin gati se 24 orë për të dalë me informatë për dëgjimin e gjashtë policëve, të cilët mbrëmë dolën para gjykatësit.

„Gjykatësi i procedurës paraprake, duke vepruar sipas propozimit të PSP, për lëndën e njohur si “Tortura”, solli vendim me të cilin propozimi për të dyshuarit I.A., N.S., P.M., M.Sh., F.A. dhe J.B., refuzohet si i pabazë. Respektivisht për të lartpërmendurit gjykata nuk e pranoi propozimin e PSP, e me këtë dhe nuk ua caktoi masën e kujdesit – ndalesë për kryerjen e të gjithë autorizimeve policore të cilët i dyshuari i ka si zyrtar policor“, thuhet në njoftim./Telegrafi./