Policia amerikane në bashkëpunim me gjykatën e Michiganit kanë publikuar pamjet rrëqethëse të një bodybuilderi, i cili e rrah në mënyrën më brutale të mundshme të dashurën e tij e cila nga goditjet e pandërprera me mjete të ndryshme të forta bie në koma.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Paul Bashi, i cili u arrestua nga autoritetet e sigurisë në Macomb të Michigan, pasi ishte munduar gjatë muajit të kaluar ta mbyt të dashurën, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdon të jetë në burg, kurse kamerat e sigurisë brenda shtëpisë së marrë me qira në Washington Township, shfaq Bashin duke ia kontrolluar telefonin të dashurës.
Disa sekonda më vonë e dashura e tij 22-vjeçe, Kristina Perry, futet brenda dhe ai menjëherë i vërsulet duke e sulmuar më gjësende të ndryshme të forta që ishin të vendosura nëpër shtëpi.
Në video Bashi shihet duke e grushtuar e shqelmuar partneren, të cilën me pas e godet me qirinj dhe objekte tjera të forta. Ndërkaq hetuesit thonë se Perry ishte goditur më shumë se 100 herë dhe therur dhjetëra herë.
“Publikimi i pamjeve asokohe ishin shumë të rënda, ai e ther disa herë me thika të ndryshme. Ai gjithashtu e godet me mjete të ndryshme të forta”, kanë deklaruar hetuesi Pam Mclean.
Perryn e kishte gjetur në gjendje të rëndë një fqinj i cili menjëherë i kishte telefonuar policisë. Ajo ishte shtrirë në spital dhe plotë dhjetëra dita i ka kaluar në koma. Por, është interesant se edhe pse është rrahur brutalisht dhe ishte shumë afër vdekjes, Perry nuk dëshironte që i dashuri i saj të përfundojë në burg.
Pasi është shëruar është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitares, ku ka kërkuar nga gjykata që të gjitha akuzat ndaj Bashit të bien poshtë. /Telegrafi/