Vonesa në sigurimin e vërtetimeve për mosgjykim, nga Gjykata themelore Shkupi 1, për kandidatët të cilët duhet të jenë në listën për deputetë, ka sjellë reagimin e LSDM-së në Gjykatën e lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ka bërë që kryetarja e Gjykatës së lartë të Maqedonisë, Lidija Nedellkova t’i drejtohet Gjykatës themelore Shkupi 1, me një shkresë, përmes së cilës bëhet e ditur se Damjan Mançevski, shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së, është ankuar për vonesa.
Prandaj, Nedellkova kërkon nga Gjykata themelore Shkupi 1 që të përshpejtojë dhënien e këtyre vërtetimeve.
Përndryshe, për një problem të këtillë ka reaguar kryetari i Partisë Liberale e Maqedonisë, e cila i ka bë thirrje KSHZ-së që të mos pengohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, përmes vonesave të sigurimit të vërtetimeve.
Ndërkaq, edhe Gjykata themelore Shkupi 1, bëri të ditur se vërtetimet e tyre do të jepen, por me një kohëzgjatje prej 5 deri 7 ditë./Telegrafi/