Për Kolegjin Penal të kryesuar nga Shpresa Beçaj, njëkohësisht dhe relatore e çështjes e kryetare e gjykatës, nuk ka asnjë dyshim që afatet e paraburgimit për tre të pandehurit kanë përfunduar, për pasojë masa e sigurisë ndaj tyre e ka humbur efektin.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë u jep fund përpjekjeve të prokurorisë, që tentoi me çdo kusht të riburgoste tre të pandehurit. Në këto kushte, Delijorgji, Pinari dhe Ngjeci do të vazhdojnë të gjykohen nën masën e sigurisë "arrest shtëpie"./Telegrafi/