Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë do të mbajë seancë publike për rastin Monstra

Gjykata e Lartë edhe zyrtarisht konfirmoi se më datën 30 të këtij muaji do të mbajë seancë publike për rastin “Monstra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca publike vjen me kërkesë të të akuzuarve që u dënuan me burgim të përjetshëm. Disa herë radhazi, avokatët pohonin se i tërë rasti i vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës është rast i montuar dhe se në të janë përfshirë edhe funksionarë të lartë shtetëror.

Ndryshe, për rastin “Monstra”, gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm. Lideri i LSDM-së nga ana tjetër premtoi se përmes “bombave” do të kuptohet e vërteta për vrasjen e tmerrshme tek Liqeni i Smilkovës./Telegrafi/

Exit mobile version