Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski ka thënë sot se është duke përgatit paketë të ndryshimit të ligjeve për gjyqësorin e disa niveleve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Vangellovski ka informuar se do të bëhen ndryshime të ligjit për Gjykatat, ligjit për matjen e dënimeve, ligjit për Këshillin gjyqësor, ligjit për dënim me para dhe ligjit për vërtetimin e fakteve.
Vangellovski gjithashtu ka thënë se është i pa kënaqur me zbatimin e ligjeve në vend. /Telegrafi/