Gjykatësit e Gjykatës së Lartë në seancën e sotme do të diskutojnë për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitur nga PSP në rastin “Puç” për aktgjykimin e të pandehurit të gjashtë, Zvonko Kostovski, i cili nënshkroi marrëveshjen me Prokurorinë dhe ra dakord ta vuaj dënimin me burg prej 3 vjetësh.
Sipas PSP-së, dënimi nuk mund të shërbejë për të pandehurin e gjashtë si ndihmës për përgjimin e paligjshëm, e të mos përgjigjen ekzekutuesit që janë përgjegjës dhe prandaj kanë kërkuar rishikimin e aktgjykimit të plotfuqishëm për të përcaktuar përgjegjësinëë e të gjithë faktorëve, por mbi të gjitha për shkak të fakteve kontradiktore në rastet “Puç” dhe “Shënjestra”.
Gjykata e Lartë duhet të vendosë edhe për kërkesat e PSP-së që të ngrihet prona e OBRM-PDUKM-së. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin “Talir” PSP e ka dorëzuar në korrik.
PSP kërkon ngrirjen e pasurisë së OBRM-PDUKM-së në kuadër të hetimeve të rasit “Talir”, pasi dyshojnë se është fituar në mënyrë joligjore./Telegrafi/