Site icon Telegrafi

“Gjykata e Lartë së shpejti do të vendosë nëse ‘bombat’ do të pranohen si dëshmi”

“Bombat janë prova me vlerë të kurorës”, deklaroi ish gjykatësi Efto Spirovski rreth debatit i cili zhvillohet pasi kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, i cili e la të paqartë çështjen nëse bisedat e përgjuara do të përdoren si dëshmi.

Vangellovski në emisionin “Top Tema” në TV Telma, përsëriti qëndrimin e tij për bisedat e përgjuara dhe njoftoi se gjykatësit nga Gjykata e Lartë do të diskutojnë për këtë çështje dhe së shpejti do të sjellin vendim në pajtim me Kushtetutën.

Ndërsa Efto Spirovski nuk ka dilema se “bombat” janë prova, pasi janë dëgjuar nga gjithë shteti dhe se kjo çështje duhet të mbyllet shpejtë.

Gjykata e Larët shtyu vendimin për “bombat” pasi vlerësoi se duhen konsultime shtesë./Telegrafi/

Exit mobile version