Telegrafi

Gjykata e Lartë rrëzon dy rekurset e Berishës, lideri i demokratëve mbetet në arrest shtëpiak

Gjykata e Lartë rrëzon dy rekurset e Sali Berishes. Ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se lideri i demokratëve ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, masë që ia caktoi Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.

Berisha ndodhet nën hetim për akuzën e “Korrupsionit”, gjatë kohës që mbante funksionin e kryeministrit, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjatë procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ishte një prej trashëgimtarëve.

SPAK fillimisht kërkoi masë shtrënguese “Detyrim Paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, por në mungesë të respektimit të masës nga ana e ish-kryeministrit, SPAK kërkoi nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit masë sigurie “Arrest me burg”, masë që u pranua nga GJKKO më 30 dhjetor 2023.

Fillimisht, kryedemokrati kërkoi shuarjen e masës së sigurisë në Apelin e GJKKO, por pasi betejën ligjore në këtë shkallë të drejtësisë e humbi, iu drejtua Gjykatës së Lartë. /Telegrafi/