Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë refuzon ankesat e PSP-së dhe gjykatësve për orarin e ri

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, do të mbetet në Këshillin Penal i cili më vonë do të vendos për paraburgimin e të dyshuarit Sead Koçan në rastin e PSP-së “Trust”, me çka është refuzuar kërkesa e PSP-së, që kjo lëndë të kalojë tek ata. Kjo është një pjesë e përfundimit nga seance e sotme e Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt pas dyerve të mbyllura, përcjell Telegrafi Maqedoni,

Në kumtesën e Gjykatës së Lartë mes tjerash thuhet se është refuzuar kërkesa e PSP-së për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe se është refuzuar ankesa e gjykatësve për ndryshimet në orarin e ri.

Në kumtesën e Gjykatës së Lartë nuk jepet asnjë shpjegim se mbi çfarë baze dhe arsye janë refuzuar ankesat e PSP-së dhe gjykatësve./Telegrafi/

Exit mobile version