Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë: PSP-ja zbuloi informacione të fshehta

Përplasja ndërmjet Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka vazhduar edhe sot me një kundërreagim të Gjykatës së Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, PSP-ja ka publikuar informacione të fshehta me njoftimin rreth kërkesës së Gjykatës së Lartë për tërheqjen e një gjykatësi. Gjithashtu, Gjykata e Lartë thotë se vendosë në pavarësi të plotë dhe nuk përdor ndihmë juridike për këshillëtar juridik ose informatorë gjatë vendimmarrjes.

Përndryshe, Gjykata e Lartë ka kërkuar informacione nga PSP-ja që nuk i ka marrë ende, kurse PSP-ja bëri të ditur se bëhet fjalë për tërheqjen e një gjykatësi nga PSP-ja./Telegrafi/

Exit mobile version