Gjykata e lartë e Maqedonisë e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me masën e burgut shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu, vendimi i Apelit është shfuqizuar dhe lënda është kthyer për shqyrtim. Gjithashtu, Gjykata e lartë bën të ditur se mbrëmë është pranuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në procedurën për të dënuarin Zvonko Kostovski, e përgatitur nga PSP-ja./Telegrafi/