Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë në seancën e nesërme e cila do të jetë e mbyllur për opinionin, do të diskutojë pas kërkesës së PSP-së për paraburgim të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013.
Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360 mijë eurove. Taleski ishte dënuar me burg shtëpiak, ndërsa me kërkes të PSP-së dy herë ia ka vazhduar paraburgimin./Telegrafi/