Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë lejon prokurorët të kenë qasje në dokumentet e taksave të Trumpit

Gjykata e Lartë i hapi rrugë një prokurori të New Yorkut që të shoh deklarimin e taksave të ish-presidentit, Donald Trump, duke i shkaktuar një humbje masive republikanit, i cili ka luftuar ashpër për t’i mbrojtur letrat e tij financiare nga prokurorët.

Dokumentet do t’i nënshtrohen rregullave të fshehtësisë së jurisë që kufizojnë nxjerrjen e tyre në publik, raporton cnn.

Vendimi është një humbje e hidhur për Trumpin, edhe nëse regjistrat e taksave mbrohen nga zbulimi publik, pasi ai vazhdimisht argumentoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh.

Kjo do të thotë se hetimi i madh rreth pretendimeve të shmangies së tatimeve dhe çështjeve të tjera nuk do të pengohet nga ish-presidenti amerikan.

Vendimi u lëshua pa koment ose shprehur mospajtim. Prokurori i Qarkut në Manhattan, Cyrus Vance festoi urdhrin, duke thënë se “puna vazhdon”. /Telegrafi/

Exit mobile version