Telegrafi

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

Jamarber Malltezi dhe Argita Berisha, gjate ceremonise se dorezimit te mandatit presidencial, Presidentit te ri, Bujar Nishani, ne seline e Presidences.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë venë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.

Ndërkohë Jamarbër Malltezi vijon të mbahet nën masën e “arrestit në shtëpi”. /Telegrafi/