Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë lë me “detyrim paraqitjeje” Ahmetajn

Në seancën e së mërkurës u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila kishte dhënën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për gardistin e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit.

Ahmetaj, po hetohet i lirë si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.

Apeli vendosi ta lirojë gardistin, por prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë ku kërkonte “arrest me burg” për Gazmend Ahmetajn, kërkesë kjo që u hodh poshtë edhe nga kjo gjykatë./Telegrafi/
 

Exit mobile version