Telegrafi

Gjykata e Lartë e Spanjës, dënon me 13 vite burgim ish-nënkryetarin e Katalonisë

Gjykata e Lartë e Spanjës, ka dënuar 13 persona për rebelim, përfshirë edhe ish-nënkryetarin e Katalonisë, Oriol Junqueras.

Siç raporton Al Jazeera, Gjykata e Lartë e Spanjës, dënoi të hënën nëntë liderët separatistë katalonas nga 9 deri në 13 vjet burgim, për shkak të rolit të tyre në tentativën e dështuar për pavarësinë e këtij rajoni gjatë vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Dënimet janë zvogëluar, pasi prokuroria më parë kishte kërkuar deri në 25 vjet burgim për ish-nënkryetarin e Katalonisë, Oriol Junqueras.

“Gjykata e Lartë ka dënuar Oriel Junqueras me 13 vite heqje lirie… për shkak të rebelimit dhe keqpërdorimit të fondit publik”, thuhej në aktakuzë, duke dënuar kështu edhe tre ish-zyrtar të këtij rajoni me nga 12 vite burgim. /Telegrafi/