Gjykata e Lartë e SHBA-së ka mbështetur ligjin i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët, duke hedhur poshtë një sfidë ligjore nga Texas dhe dy shtete të tjera të qeverisura nga Republikanët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Akti i Kujdesit të Përballueshëm, politika e nënshkrimit të ish presidentit Barack Obama, i ka mbijetuar disa sfidave.
Siç bëhet e ditur, një gjë e tillë ndalon siguruesit të mos pranojnë mbulimin për shkak të kushteve para-ekzistuese.
Administrata e presidentit Joe Biden në shkurt nxiti Gjykatën e Lartë të mbështesë Obamacare, duke përmbysur pozicionin e marrë nga qeveria nën Trump, i cili la detyrën në janar.
Sipas këtij akti, miliona amerikanë me të ardhura të ulëta ishin në gjendje të merrnin sigurim.
Avokatët e pacientëve, mjekëve, spitaleve dhe kompanive të sigurimeve i kërkuan gjykatës të mbështesë ligjin, duke paralajmëruar kaos në qoftë se masa do të zhvleftësohej. /Telegrafi/