Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë e Maqedonisë: Nuk ndikohemi nga jashtë

Pas protestave të pushtetit dhe opozitës për drejtësi, kanë reaguan gjykatësit e lartë.

Në një seancë të përgjithshme të Gjykatës së Lartë, ata arritën në përfundimin se veprimet e partive politike i shqetësojnë ata, veçanërisht në prag të zgjedhjeve dhe u bën thirrje palëve që të përmbahen, si dhe gjithashtu t’u kushtojnë vëmendje fjalimeve të tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë veprimin e pavarur të gjykatësve.

“Duke analizuar ngjarjet e fundit të organizuara nga partitë politike, seanca e përgjithshme thekson nevojën për të siguruar kushte për veprim të pavarur dhe të paanshme të gjykatave në përputhje me ligjin dhe akte të tjera përkatëse, duke refuzuar kështu ndikimin e jashtëm në ndarjen e drejtësisë”, thanë gjykatësit

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një protestë që filloi para Prokurorisë dhe mbaroi para gjykatave bëri thirrje për revizion ndaj të gjitha vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa LSDM-ja i ftoi gjykatësit suprem të tregojnë se kush u bën presion.

Exit mobile version