Site icon Telegrafi

Gjykata e Lartë e Athinës përfundimisht vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Pas vendimit të Këshillit të Gjykatësve në Selanik për ekstradimin e ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski, Gjykata e Lartë në Athinë duhet ta sjell vendimin përfundimtar, pas ankesave të dorëzuara nga ish-agjentët.

Deri atëherë Boshkovski dhe Grujevski do të qëndrojnë në burg afër Selanikut, ku atje kanë qëndruar për gati tre muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas avokatit të tyre në Greqi, ankesa për Goran Grujevskin është 75 faqe, ndërsa për Nikolla Boshkovskin 65 faqe.

Kostas Hatzijoanu për portalin grek “Voria” tha se nuk ka qenë e mjaftueshme që Këshilli i Gjykatësve për vetëm 1.5 ditë t’i rishikojë të gjitha argumentet dhe dokumentacionet me 17 mijë faqe.

Ai shtoi se nga drejtësia në Gjykatën e Lartë do të jenë të kënaqur./Telegrafi/

Exit mobile version