Site icon Telegrafi

Gjykata e Dubrovnikut vendos edhe një herë që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi

Gjykata e Qarkut e Dubrovnikut ka vendosur sërish që Ismail Morina t’i dorëzohet Serbisë.

Gjykata e mori këtë vendim në një procedurë të re pasi Gjykata Supreme e Kroacisë e kishte anuluar vendimin paraprak për ekstradimin e Morinës, i njohur si Ballisti.

Ai në ndeshjen në mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 e kishte drejtuar një dron me simbole shqiptare dhe kjo kishte nxitur nacionalistët dhe huliganët serbë t’i sulmojnë lojtarët e Kombëtares shqiptare dhe ndeshja ishte ndërprerë.

Vendimi për ekstradimin e Morinës është marrë më 17 gusht, shkruajnë mediat serbe.

Morina gjendet ende në paraburgim në Dubrovnnik, shkruan Dialog Plus.

Serbia e kërkon Morinën për shkak të veprës penale të “shkaktimit të urrejtjes fetare dhe nacionaliste”.

Morina ishte duke kaluar kah Kroacia pasi kishte shkuar në Shqipëri në qershor pas vdekjes së të atit.

Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë kërkuar nga Kroacia që mos ta ekstradojë Ballistin në Serbi.

Exit mobile version