Gjykata e Apelit në Shkup, pas mbajtjes së seancave publike dhe të mbyllura më datë 10.01.2018 dhe 11.01.2018, morri vendime me të cilët i refuzoi si të pabaza ankesat e të akuzuarve dhe i vërtetoi vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, të sjellura në suaza të lëndëve në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonsië më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij vendimi të Apelit këtë të akuzuarit Oliver Popovski, Goran Gjoshevski, Vllado Jovanovski, Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Munir Pepiq, Dushko LLazarov, Mitko Peshov, Oliver Radullov, Bogdan Ilievski dhe Ilija Sllavevski do të vazhdojnë të jenë në paraburgim./Telegrafi/