Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë ankeast e para për aktakuzat e PSP-së

Në Gjykatën e Apelit kanë arritur ankesat e para në lidhje me vendimet e Këshillit penal të Gjykatës themelore Shkupi 1, që nuk pranoi asnjë paraburgim të PSP-së, por vendosi masa kujdesi në disa raste.

Ankesa e parë ka arritur nga ana e ish-zv.kryeministrit Vlladimir Peshevski, kurse ankesa e dytë është nga PSP-ja dhe ka të bëjë me lëndën ”Trajektorja”.

Nga aktakuzat e ngritura të PSP-së, pak para përfundimit të afatit për ngritje të aktakuzave, Gjykata nuk pranoi asnjë kërkesë për paraburgim, por caktoi vetëm masa kujdesi për një numër të akuzuarish.

Hije dyshimi janë hedhur në vendimet e gjykatës, sidomos për lëndën ”Titanik” ku të dyshuar janë krekrët e OBRM-PDUKM-së. Ende nuk dihet se si arriti të merr vesh mbrojtja e Nikolla Gruevskit dhe të tjerëve për përbërjen e gjykatësve, që paraprakisht të kërkojë ndërrimin e një gjykatësi./Telegrafi/

Exit mobile version