Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit do të publikojë vendimet për të akuzuarit e 27 prillit

Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata e Apelacionit në Shkup të publikojë një pjesë të vendimeve për ankesat e të paraburgosurve, të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Dje gjykatësit e Apelit i shikuan ankesat për paraburgimin e vazhduar të ish-ministrit, Mitko Çavkov, ish drejtorit të Operës dhe Baletit në Maqedoni, Igor Durlovski, si dhe për Munir Pepiq nga DSK-ja, Dushko Lazarov, shef i njësisë speciale në MPB.

Ende nuk janë sjellë vendimet për ankesat e aktorit Vlado Jovanovski, Goran Gjoshevski dhe Oliver Popovskit./Telegrafi/

Exit mobile version