Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit sot vendosë për “bombat” në lëndën “Tortura”

Gjykata e Apelit sot në seancë publike duhet të vendos nëse do të pranojë materialet e përgjuara (bombat) si dëshmi në rastin e PSP-së “Tortura”.

Kjo lëndë ka të bëjë me lirimin e kryetarit të “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski, më 06.06.2011, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Tortura” i akuzuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ndërsa i akuzuari i dytë është ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki.

Shtatë të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen se kanë kryer veprën penale “torturë dhe mizori tjera”.

Më herët Gjykata Penale refuzoi të pranojë “bombat” si dëshmi në këtë rast, ndërsa PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën e Shkallës së Dytë./Telegrafi/

Exit mobile version