Gjykata e Apelit sot duhet të vendosë nëse “bombat” do të pranohen si dëshmi në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Në seancë publike dje PSP tregoi arsyet pse “bombat” duhet të përdoren si dëshmi në lëndën “Titanik 2”.
Bëhet fjalë për dy biseda prej të cilave njëra është nga ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi, të cilët merren vesh për votimin e ankesave për zgjedhjet të cilat janë dorëzuar në KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga Gjykata e Apelit të vazhdojë me praktikën e deritanishme, ku “bombat” i ka pranuar si dëshmi.
Të akuzuarit Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi, Bedredin Ibrahimi dhe Sasho Srcev dhe pesë gjykatës nga Gjykata Administrative nuk u paraqitën në seancë./Telegrafi/