Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit sot vendos për paraburgimin e Sasho Mijallkovit

Gjykata e Apelit sot do të vendosë për ankesën e avokatëve të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, të cilit iu shqiptua masa e paraburgimit, pasi u dënua me tre vjet burg në rastin “Titanik 2” të PSP-së.

Gjykata Penale më 8 mars me kërkesë të PSP-së, Mijallkovit i shqiptoi masën e paraburgimit, nën arsyetimin se ekzistojnë dyshime se ai mund të arratiset nga vuajtja e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Titanik 2” përveç Mijallkovit, me burg u dënuan edhe Menduh Thaçi (3 vjet e dy muaj), Bedredin Ibraimi (4 vjet e 6 muaj), si dhe me nga tre vjet ish-anëtarët tjerë të KSHZ-së Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska./Telegrafi/

Exit mobile version