Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesat e katër të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit

Filluan seancat publike në të cilat Gjykata e Apelit diskuton për ankesat e katër të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykatësit e Apelit duhet të vendosin në lidhje me vendimet për vazhdimin e masës së paraburgimit të ish ministrit për punë të brendshme dhe drejtorit të Zyrës për siguri publike, Mitko Çavkov, ish drejtorit të Operës dhe baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski, si dhe për ankesat e Munir Pepiq nga Agjencia për kundërzbulim dhe Dushko Llazarov, ish kreu i operacioneve especiale në MPB.

Katër të akuzuarit janë pjesë e të arrestuarve për dhunën në Kuvend dhe akuzohen për vepër penale, rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit, nërsa deri më tani te Gjykata e Apelit kanë arritur 18 ankesa kundër vazhdimit të paraburgimit të personave të akuzuar për rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit gjatë ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit.

Më 27 dhjetor, Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe për 23 persona të dyshuar e vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa për 6 persona tjerë masën e arrestit shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version