Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit shqyrton publikisht përgjimet nëse do të përdoren si dëshmi në lëndën ”Titanik”

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet seancë publike ku do të diskutohet nëse materialet e përgjimit do të mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale për lëndën ”Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) hetohen parregullsi zgjedhore, ku janë të akuzuar 20 persona. I akuzuari i parë është ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, shefi i kabinetit të tij, Martin Protugjer, ish-sekretari i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, si edhe ish-ministrat Gordana Jankuloska dhe Mile Janakieski.

Përndryshe, kjo gjykatë i ka pranuar të ashtuquajturat ”bombat” për lëndën ”Tortura”, ku i akuzuari i parë është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Exit mobile version