Aktgjykimi për Gjoko Popovski, ish-zv. ministri i Ministrisë së Brendshme, u transferua nga burgu në paraburgim pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi dënimin e tij të shkallës së parë prej nëntë vjetësh burg për blerjen e 300 automjeteve për policinë e Maqedonisë në rastin “Treqind” dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Aktualisht, Popovski është një njeri që ka “paaguar” më shumë nga të gjitha rastet e hapura të PSP-së, për shkak se përveç dënimit me nëntë vjet burg për blerjen e automjeteve për policinë, ai është i dënuar edhe me katër vjet e gjysmë burg për rastin “Tanku” për blerjen e “Mercedesit” prej 600.000 euro.
Mbetet për t’u parë nëse ky dënim me burg do të zvogëlohet, pasi Popovski tashmë ka marrë “lehtësim” prej dy vjetë burg më pak për lëndën e PSP-së “Tanku”.
Vendimi për burg prej nëntë vjetësh ishte marrë në muajin maj të këtij viti./Telegrafi/