Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit pranon si dëshmi “bombat” në rastin “Torturë”

Gjykata e Apelit sot në seancë publike solli vendim se materialet e përgjimeve, të njohura si “bomba” në rastin “Torturë” të Prokurorisë speciale publike , do të mund të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit gjyqësor.

Rasti “Torturë” ka të bëjë me burgosjen e liderit të partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministër i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski. I akuzuari kryesor është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ndërsa i akuzuar i dytë është ish-komandanti i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski-Puki.

Ata ngarkohen me veprën penale torturim dhe veprime dhe dënime tjera të liga dhe jonjerëzore./Telegrafi/

Exit mobile version