Telegrafi

Gjykata e Apelit pranon si dëshmi “bombat” në lëndën “Titanik 2”

Gjykata e Apelit vendosi që dy “bombat”, prej të cilave njëra është publikuar, të jenë dëshmi në lëndën “Titanik 2”.

Në këtë rast të akuzuar janë Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov, ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, si dhe pesë gjykatësit administrativ: Biljana Nikodinovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Arangjellova, Gazmend Fejzuli dhe Aneta Xhigerova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit javën e ardhshme do të vendos për “bombat” në lëndët “Titanik” dhe “Tortura”./Telegrafi/