Gjykata e Apelit në Maqedoni sot do të duhet të mbajë pesë seanca në vazhdimësi ku do të rishikohen ankesat ndaj aktakuzave të PSP-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjatë fundjavës, kjo gjykatë vërtetoi marrjen e pasaportës për gazetaren Ivona Talevski, e akuzuar për fshehje tatimi.
Gjithashtu, vërtetim të vendimit u aprovua edhe për pjesëtarët e policisë ”Allfa” për torturën ndaj kryetarit të partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski. Katër pjesëtar të kësaj policie kanë humbur pasaportat për në periudhë të caktuar.
Gjykata e Apelit gjatë gjithë javës do të ketë seanca për rishikim. /Telegrafi/