Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit për dy muaj me ushtrues detyre, Këshilli Gjyqësor akoma vlerëson kandidatët

Për më shumë se dy muaj, Gjykatën e Apelit të Shkupit e drejton ushtruesi i detyrës – kryetar, kurse Këshilli Gjyqësor akoma nuk e ka përfunduar procedurën për rivlerësimin e kandidatëve për këtë post, njofton TV21.

Edhe pse në muajin mars shumica e anëtarëve të Këshillit kanë vendosur të bëhet rivlerësimi dhe përkundër faktit se vetëm një gjykatës ka kërkuar vlerësim të jashtëzakonshëm, megjithatë procedura akoma nuk është përfunduar. Por, nga Këshilli Gjyqësor konfirmojnë se në garë edhe më tej mbesin 11 kandidatët e paraqitur.

Disa prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, janë me qëndrimin se për shkak të parregullsive gjatë shpërndarjes së lëndëve në gjykatat, respektivisht për shkak të keqpërdorimeve të AKMIS-it, nevojitet të bëhet rivlerësimi i kandidatëve. Me qëndrim të njëjtë janë edhe nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Për kolltukun e Gjykatës së Apelit të Shkupit, garojnë 11 kandidatë, mes të cilëve edhe u.d. kryetarja aktuale e kësaj gjykate, Llidija Dimçevska. Nga të njëjtën gjykatë, kandidatë janë edhe Gjorgji Radojkov, Qenanzija Mehmed dhe Jovanka Nikodinovska, por edhe gjykatësit e Gjykatës Penale, Dobrilla Kacarska, Ognen Stavrev dhe Gordana Spireska. Kacarska po udhëheq disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale. Pikërisht Kacarskën, ish-kryeministri Gruevski, pas seancës së fundit për rastin “Tanku”, e ka akuzuar se ka bërë një marrëveshje me Zaevin për ta marrë këtë post.

Exit mobile version