Gjykata e Apelit në Shkupi ia uli dënimit ish-policit, Aleksandar Kostovski, i akzuzuar për tregti me të mitur dhe për përdhunim të vëllait të saj, nga 18 vjet në 16 vjet burg.
Nga kjo gjykatë për “A1on” theksuan se dënimi është zvogëluar duke vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe kanë hedhur poshtë ankesën e prokurores Natasha Pop – Trajkova e cila kërkoi dënim më të madh.
Në këtë rast, ish-polici Kostovski pranoi se ka shfrytëuar fëmijën që nuk ka mbushur 14 vjet për shërbime seksuale për tre vite radhazi dhe ka përdhunuar vëllain e saj.
Sipas Apelit, zvogëlimi i dënimit është sipas nivelit të përgjegjësisë penale, ndërsa nëna e fëmijëve ka dorëzuar ankesë për dënimin e dhënë./Telegrafi/