Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit në pritje të ankesave për masën e vazhduar të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Deri te Gjykata e Apelit në Shkup nuk ka arritur asnjë ankesë nga avokatët e të dyshuarve në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë për vazhdimin e masës së paraburgimit, informojnë nga kjo gjykatë e shkallës së dytë.

Gjykata Themelore 1 në Shkup me propozim të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit më 27 dhjetor të vitit 2017 vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë tjera, ish-ministrit për punë të brendshme, Mitko Çavkov, deputetëve Kërsto Çavkov, Sasho Vasillevski dhe Ljuben Arnudov, si dhe organizuesve të protestave “Për Maqedoni të përbashkëy”, Igor Durllovski, Boris Damkovski, Bogdan Ilievski dhe 16 personave tjerë të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend.

Ndërsa arresti shtëpiak është vazhduar për deputetët Ljupço Dimovski, JOhan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe për një të akuzuar tjetër, ndërsa për S.M. dhe M.M gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë për të kaluar nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Afati për ankesë është 48 orë nga pranimi i vendimeve./Telegrafi/

Exit mobile version