Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish drejtorin e IT në policinë e shtetit Ervin Muça.
Ervin Muça do të vijojë masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ish-drejtori i IT në policinë e shtetit ka kërkuar të hetohet pa masë me argumentin se nuk ka shkelur ligjin.
Ervin Muça akuzohet për “hyrje të paautorizuar kompjuterike”, sipas paragrafit të dytë që parashikon nga 3 deri në 10 vite burg.
Sipas dosjes hetimore, mesnatën të 2 gushtit të vitit të kaluar, ish-drejtori i lartë i policisë në bashkëpunim me persona të tjerë të paautorizuar tentuan të eksportonin të dhënat e sistemit TIMS, në një hard disk të jashtëm.
Për ekzaminimin e këtij hard disku, Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të Prokurorisë së Posaçme. /Telegrafi/