Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për gjyshin e Tamarës, për tentim vrasjen ndaj Nikolla Todorovit

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg, për tentim vrasjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është dërguar edhe tek Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stojanovski tentoi të gjuajë me armë zjarri ndaj ministrit Todorov, në ditën kur ai duhej të dorëzonte funksionin e ministrit të Shëndetësisë (1 qershor 2017).

Ai këtë e bëri pasi mbesa e tij Tamara Dimovska, ndërroi jetë duke pritur që të operohet jashtë vendit. Ndërsa për shkak të procedurave në vend, shkuarja e saj jashtë shtetit nuk ndodhi.

Kundër mjekëve të cilët kanë qenë përgjegjës për rastin e Tamarës, tani ka procese gjyqësore./Telegrafi/

Exit mobile version