Telegrafi

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me kusht për Jovo Vangellovskin

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me kusht për ish-kryetarin e gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ndërkaq janë hedhur poshtë ankesat e Prokurorisë të cilin ishin për dënim më të lartë.

Vangellovski është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

Si kryetar i Supremes, ai ka marrë vendime individuale, si pasojë për një gjyqtare në nëntor të 2018-tës qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

Ndryshe Vangellovski mbahet mend edhe për mbajtjen në sirtar të shumë lëndëve gjyqësore. Nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës u shkarkua për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan në 2017, derisa ai ishte në arrati.