Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit e Maqedonisë refuzon sërish Prokurorinë Speciale Publike (PSP)

Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos e pranojë ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për heqjen e gjykatëses përgjegjëse për të proceduar propozimin e PSP-së për masën e kujdesit ndaj tre personave të përfshirë në hetimet e rastit ”Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin dërguar Gjykatës themelore Shkupi 1, thuhet se Apeli i ka vlerësuar arsyetimet në ankesën e PSP-së, por i refuzon si të pabaza dhe vërteton se kryetari i Gjykatës së shkallës së parë ka vepruar në mënyrë të drejtë./Telegrafi/

Exit mobile version