Site icon Telegrafi

Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin për burg të Goran Grujevski

Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar gjykimin për ish-komandantin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski, në lëndën “Fortesa 2”, njofton agjencia e lajmeve “Makfax”. Me gjykimin, i arratisuri në Selanik ishte gjykuar për një vit e gjysmë burg për shkatërrimin e shkrimeve dhe dokumenteve për përgjim të paligjshëm. Kjo do të thotë se gjykimi duhet të filloj nga fillimi. Ky është vendimi i këshillit të penales e përbërë prej tre anëtarësh të udhëhequr nga gjyqtarja Cvetanka Periq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkaku i shfuqizimit të vendimit për lëndën “Fortesa 2”, të cilën e ka sjell Lidija Petrovska, është se janë plotësuar kushtet ligjore që Grujevskit të gjykohet pa prezencë. Gjykata e Apelit e konfirmoi gjykimin për zyrtaren e DSK-së, e cila gjithashtu ishte ankuar, por nga dënimi me kusht i dhënë asaj në këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version