Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot Buletinin e tretë për Praktika Gjyqësore.
Buletini, që përmban udhëzime specifike, përfshirë praktikat qartësuese, do të shërbejë si mjet për të përafruar praktikat gjyqësore që do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.
Në ngjarje do të merr pjesë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së “Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë”.