Një gjykatës në Los Angeles e ka dhënë vendimin se grupi muzikor Led Zeppelin nuk i kanë kopjuar kordat hapëse të këngës “Stairway to Heaven” nga grupi amerikan Spirit.
Ata janë akuzuar se e kanë kopjuar këngën “Taurus” të vitit 1968 , por në fund është vlerësuar se “ata nuk ishin thelbësisht të ngjashme”.
- LEXO PO ASHTU: Led Zeppelin, Deep Purple, Metallica – plagjiatorë!?
Padia është vënë nga kitaristi i grupit Spirit, Randy Wolfe. Gjatë gjykimit, avokatët e mbrojtjes argumentuan rreth asaj se akordi në fjalë ishte shumë i zakonshëm dhe se kishte qenë në përdorim për më shumë se 300 vjet.
Prokuroria kishte argumentuar se Led Zeppelin u bënë të afërt me këngën e grupit Spirit pasi të dyja grupet muzikore performuan së bashku në vendlindjen e Plantit, në qytetin anglez Birmingham në vitin 1970.
Ndërkaq, bateristi i Spirit, Mark Andes, dëshmoi gjatë javës së kaluar se ai u takua me Plantin gjatë koncertit dhe më pas luajti bilardo me të.
Por, Plant insistoi se nuk i kujtohet ajo natë, duke thënë se është e vështirë të kujtohet diçka që ka ndodhur para 40 vjetësh. Po ashtu, për mungesën e kujtesës ai pjesërisht po ia atribuon një aksidenti të keq me veturë, ku së bashku me gruan e tij pësuan dëmtime në kokë.