Gjykata e Tiranës ka dënuar me 500 mijë lekë dëmshpërblim ish-kryeministrin Sali Berisha i gjykuar nën akuzën e shpifjes përkundrejt kryeministrit Edi Rama.
Në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruante se familja Rama ishte nën hetim ndërkombëtar si familje mafioze, që kryente aktivitet kriminal.
Nisur nga ky publikim, u firmos nga kryeministri Rama një padi në gjykatë, nga e cila këtë të premte është marrë vendimi në dëm të ish-kryeministrit Berisha.
Ai është dënuar me 500 mijë lekë dëmshpërblim për akuza të pabaza.
Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës. /gsh/