Site icon Telegrafi

Gjykata i dënon për shpifje gazetaren Ivona Talevska dhe “Veçer Press” (Dokument)

Gazetarët Borjan Jovanovski dhe Sashka Cvetkovska e kanë fituar kontestin gjyqësor ndaj Shoqatës për publikim dhe marketing, “Veçer Press” dhe gazetares Ivona Talevska.

Gjykata e ka pranuar pjesërisht padinë e Jovanovksit, duke vërtetuar se të paditurit janë përgjegjës për shpifje ndaj Borjan Jovanovskit.

Më 18 maj të vitit 2016, Talevska dhe “Veçer Press” kanë publikuar testin “Soros-i shpërlan para dhe të hekurosura i dërgon në Maqedoni”, dhe përmban fakte të pavërteta për paditësin Jovanovski.

“Veçer Press” dhe Ivona Talevska do të duhet të paguajnë për dy paditësit dëmshpërblim me para, prej nga 500 dhe 300 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version