Site icon Telegrafi

Gjykata dënon me 6 muaj burg Besnik Dabullën

Dabulla, më 5 janar të këtij viti, plagosi lehtë me armë zjarri Edrin Lufin, nipin e ish-kryeministrit Adil Çarçani, teksa ishte një tavolinë në shoqërinë e Dabullës.

Besnik Dabulla u gjykua ndërsa ishte i lirë dhe përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit me kohë të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës.

Burime pranë Gjykatës së kryeqytetit konfirmuan se Dabulla ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, raportoi Panorama./Telegrafi/
 

Exit mobile version